Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Greqi, dyshohet se i përket një shqiptari (EMRI)

Trupi është gjetur në ujërat detare në ishullin Syros në dekompozim e sipër mesditën e djeshme (8 maj).

9 Maj 2023, 13:51 Nga F.M
Gjendet një trup i dekompozuar në Greqi, dyshohet se i përket
Shkëlqim Hysi

GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur një trup të pajetë që dyshohet se i përket një shqiptari që u zhduk më 9 prill. Bëhet fjalë për Shkëlqim Hysin, babai i dy fëmijëve që shkoi për të punuar në Kos dhe u zhduk. Trupi është gjetur në ujërat detare në ishullin Syros në dekompozim e sipër mesditën e djeshme (8 maj).

Shkëlqim Hysi kishte shkuar të punonte në Greqi prej muajsh. Por, të dielën e 9 prillit ai mori tragetin dhe zbriti në Siros, por harroi valixhen e tij në traget. Pritet që të bëhet analiza për të caktuar nëse trupi i përket apo jo shqiptarit të zhdukur. Pritet që t'i bëhet ADN-ja me të afërmit e tij që ndodhen gjithashtu në Greqi. 

shkelqim hysi

Sondazh

Poll