Aktualitet

Artur Meçollari: Asnjë nga kandidatët për kryebashkiak nuk e ka në fokus tjetërsimin e pronave të Forcës Detare

Meçollari shton tjetërsimi i këtyre pronave duhet që të ketë një theks të veçantë dhe të rëndësishëm.    

9 Maj 2023, 12:32 Nga I.A
Artur Meçollari: Asnjë nga kandidatët për kryebashkiak nuk
Artur Meçollari

TIRANË- Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka deklaruar se pronat e Forcës Detare janë lënë jashtë debatit për zgjedhjet lokale. Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se pronat e Forcave Detare po tjetërsohen në bazën e Sarandës, Durrësit dhe Shëngjinit. Meçollari shton tjetërsimi i këtyre pronave duhet që të ketë një theks të veçantë dhe të rëndësishëm.    

Postimi i Plotë:

Vëzhgim ekektorial Pronat e Forcës Detare jashtë debatit për zgjedhjet e 14 majit 2023. PSE????? Prej gati 2-vitesh tashmë SPAK ka nisur hetimet për Bazën Detare Sarandë të dhënë me qera 1 Euro për 20-vjet dhe godinën 4-katëshe të ngritur në Bazën Detare të Shëngjinit. Të dy hetimet janë për shpërdorim detyre të nënpunsve publikë. Po ashtu Prokuroria e Lezhës ka nisur prej 2-vitesh hetimet për fallcifikim dokumentash për godinën 4-katëshe në Shëngjin, ku nën hetim është edhe Kadastra e Lezhës. Baza Detare Sarandë është nën sekuestro preventive, po ashtu edhe godina 4-katëshe në Bazën Detare Shëngjin. Së fundimi SPAK, kryesisht, ka regjistruar dhe nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje për pronën nr. 219 "ish-Depua e Minave", Porto Romano dhe kontratën për "Marina Limion", në Bazën Detare të Sarsndës. Pra, vijojnë hetimet për katër raste për pronat e Forcës Detare. Por, pavarësishte se fushta elekrorale për kryetar bashkie ka si theks të veçantë luftën kundër korrupsionit, asnjë nga kandidatët për 61 bashkitë apo drejtuesit e tyre politikë, veçanërisht Sarandë, Durrës dhe Lezhë nuk i kanë në ligjeratën e tyre elektorale tjetërsimin e pronave të Forcës Detare.

artur mecollari

Sondazh

Poll