Aktualitet

“Xhesika ka ikur”/ Si reagoi 5-vjeçari pas vrasjes së motrës nga babai, të afërmit: Ishte në shok, tani s'ka folur më për atë

Ka qenë kunata e Taulantit, e cila ka treguar se djali 5-vjeçar i tij është në shok dhe se nuk ka folur për këtë ngjarje që nga ajo natë.  

9 Maj 2023, 11:56 Nga I.A
“Xhesika ka ikur”/ Si reagoi 5-vjeçari pas vrasjes së
Familja Malaj

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga masakra në Itali, ku Taulant Malaj, vrau vajzën e tij, një person italian si dhe plagosi gruan, Tefta. Për autoritetet italiane kanë folur të afërmit e tij, të cilët kanë treguar se çfarë ka ndodhur pas ngjarjes së rëndë. Ka qenë kunata e Taulantit, e cila ka treguar se djali 5-vjeçar i tij është në shok dhe se nuk ka folur për këtë ngjarje që nga ajo natë.  

“Kur karabinierët na e besuan, ishte në shok, thoshte mes lotëve “Xhesika ka ikur, Xhesika ka iku. Por më pas nuk foli kurrë për atë që dëgjoi atë natë. Ai ishte fshehur pas divanit nga frika, të paktën kështu na thanë karabinierët që e gjetën atje. Por ne nuk flasim për atë që ndodhi atë natë”, thotë nusja e xhaxhait të tij 5-vjeçarit.

Po ashtu ajo ka thënë se momentalisht i mituri është i qetë dhe se nuk bën shumë pyetje për nënën e tij. 

“Ne i thamë se do të kthehet të qëndrojë me të sapo ajo të dalë nga spitali. Dhe ai nuk bën më pyetje. Ai është i qetë këtu me ne. Pastaj kunata do të kujdeset për gjithçka. Unë dhe burri im nuk kemi fëmijë dhe për këtë arsye jemi shumë të lidhur me nipërit tanë”, tha ajo.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

taulant malaj masakra e shqiptarit ne itali tefta malaj

Sondazh

Poll