Aktualitet

“Vidhte në shtëpi dhe luante bixhoz”, kunati i Taulant Malajt: Debat të fortë 1 javë para ngjarjes, kërcënoi se do ta therte vajzën

Ai tregoi se rreth një javë para ngjarjes, kanë pasur një debat të fortë në familje, motra e tij Tefta me bashkëshortin Taulantin, për 16 vjeçaren pasi kishte dalë me shoqet.

9 Maj 2023, 12:59 Nga I.A
“Vidhte në shtëpi dhe luante bixhoz”, kunati i Taulant
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në familjen shqiptare në Itali. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, Tefta Malaj, tha se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën.

Ndërkohë vëllai i Tefta Malaj u shpreh se nuk ishin në dijeni për këto detaje. Ai tregoi se rreth një javë para ngjarjes, kanë pasur një debat të fortë në familje, motra e tij Tefta me bashkëshortin Taulantin, për 16 vjeçaren pasi kishte dalë me shoqet.

Pyetje: Kur e keni takuar për herë të fundit fizikisht Xhesikën?

Vëllai i Tefta Malaj: Kam gati tre apo pesë vite pa e takuar. Qëlloi se ishte pandemia. Me mbesën kam folur shpesh herë , nuk kisha vënë re diçka. Ishte edhe tip i mbyllur shumë. Me Taulantin kam folur, mund të kishim gati 1 muaj pa folur. Na thoshte bëhet xheloze për çupën, përse doli vonë, zihej me Teftën. Por ne nuk e kuptonim sepse nuk dinim gjë. Tefta thonte se bëhej xheloz për vajzën, zihej me Teftën, do ta ther thoshte, këtë javë e ka bërë i ka thënë do ta ther se ka dalë vonë. I ishte shprehur Teftës, na e tha këtë gati një javë përpara ngjarjes. Njëherë i ka thënë e zura në dhomë me italianin, ata kanë qenë në gjumë dhe kamerat e vërtetojnë. Nuk di çfarë të them.

Pyetje: Pretendimet kanë qenë se me dikë ka folur?

Vëllai i Tefta Malaj: Po sepse Tefta na ka thënë se e bënte me dorë, ja çfarë i bëra. Kur të dalin kamerat do t’i shihni të gjitha. Si do ta merrte Tefta ta fuste në shtëpi këtë? Një baba t’i bëjë këto gjëra, nuk e di.

Pyetje: Taulanti në lidhje me tradhti me bashkëshortore nuk jua ka shprehur?

Vëllai i Tefta Malaj: Jo asnjëri. Ai ia ka shprehur Teftës dhe jo neve. Ai vidhte në shtëpi, shiste telefonin, merrte kartën e bankës, në për këtë arsye e dinim se i kishte vënë kamerat. Luante bixhoz, ku e dimë ne se çfarë mund të ketë bërë më.

tefta malaj taulant malaj masakra e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll