Aktualitet

'Gërdeci'/ Zamira Durda depoziton kërkesë në GJKKO, kërkoi të bëhet pjesë e procesit, shtyhet seanca më 24 maj

Kërkesa e saj e parë u refuzua nga Gjykata, ndërsa pritet që edhe sot të vendoset i njëjti fat.

9 Maj 2023, 13:03 Nga A.B
'Gërdeci'/ Zamira Durda depoziton kërkesë në
Zamir Durda

TIRANË- Zamira Durda, nëpërmjet avokatit të saj ka depozituar një tjetër kërkesë për të qenë në proces ndaj Fatmir Mediut, për çështjen “Gërdeci”. Seanca do të mbahej ditën e sotme në orën 14:00, por është shtyrë, pasi mungonin avokatët mbrojtës. Seanca pritet që të mbahet më 24 maj.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që janë në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarët e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si persona dhe që kanë pasur fuqinë e ushtarakut. kuadri komandues, ka analizuar disa akte nënligjore në përgjigjen me ligjin./Dosja.al

zamira durda gerdeci

Sondazh

Poll