Aktualitet

Shqiptari plagosi gruan dhe vrau vajzën në Itali, dëshmia e FRIKSHME e shqiptarit: Kisha djallin në tru

Ai ka treguar se gruaja i kishte rrëfyer se kishte lidhje intime me italianin, duke i kërkuar falje.

9 Maj 2023, 11:56 Nga A.B
Shqiptari plagosi gruan dhe vrau vajzën në Itali, dëshmia e
Familja Malaj

ITALI- “Ishte krejt errësirë dhe djallin e kisha në tru”- kështu është shprehur 45 vjeçari shqiptar Taulant Malaj, shqiptari që vrau me thikë vajzën 16 vjeçare si edhe shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje romantike me gruan e tij, raportojnë mediat italiane.

Ai ka treguar se gruaja i kishte rrëfyer se kishte lidhje intime me italianin, duke i kërkuar falje, mirëpo ai nuk donte.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, 

Ai ka treguar se e kishte kapur gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte italiani. Taulant Malaj tha se teksa ishin shtrirë për të fjetur, gruaja filloi bisedonte me dikë. Pasi i ka kontrolluar telefonin, ka zbuluar se ajo po fliste me fqinjin. Pas kësaj ka dalë nga banesa dhe ka pritur Massimon të kthehej në shtëpi, ku edhe e ka goditur 20 herë më thikë në gjoks, bark dhe kokë.

Sipas asaj që ka thënë autori, në fillim ka frarë italianin dhe më pas është ngjitur në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po tentonte të mbronte të ëmën. “Në atë moment, i verbuar nga inati, nuk e kupoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, thanë avokatët.

Malaj është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq për akuzën vrasje e dyfishtë dhe tentativë për vrasje./Dosja.al

taulant malaj

Sondazh

Poll