Aktualitet

ME FOTO- Vajzën ia vrau burri, vetë u plagos, flet nga shtrati i spitalit Tefta Malaj: Ishim në gjumë kur ndodhi ngjarja

Tefta bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur të gjithë familjarët ishin në gjumë, ndërsa shtoi se vajzën, Taulanti nuk e ka dashur.

9 Maj 2023, 12:09 Nga A.B
ME FOTO- Vajzën ia vrau burri, vetë u plagos, flet nga shtrati i
Tefta Malaj

TIRANË- Tefta Malaj ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në familjen e saj, ku i shoqi, Taulant Malaj, vrau vajzën e saj dhe italianin. Tefta bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur të gjithë familjarët ishin në gjumë, ndërsa shtoi se vajzën ai nuk e ka dashur, duke mos zbuluar më shumë detaje.

"Ka planifikuar gjithçka. Po. Sepse kam materiale se ai…Ishim duke fjetur të gjithë.”, tha ajo.

Pyetja- A është në punë?

Tefta Malaj: Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

Sa herë ju goditi?

Tefta Malaj: Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

Po vajza?

Tefta Malaj: Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

Ke prova dhe fakte?

Tefta Malaj: Po

A ju mbrojti vajza?

Tefta Malaj: Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

Pse kishin kamera në shtëpi?

Tefta Malaj: Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje./Dosja.al

tefta malaj taulant malaj

Sondazh

Poll