Aktualitet

'Nuk e denoncuam se i dilte nami vajzës'/ TRONDIT Tefta Malaj: Bashkëshorti e ka ngacmuar seksualisht vajzën, e prekte

Nga shtrati i spitalit, Tefta Malaj ka treguar se i shoqi ka kryer veprime të turpshme me vajzën madje thotë se e ka ngacmuar seksualisht.

9 Maj 2023, 12:24 Nga A.B
'Nuk e denoncuam se i dilte nami vajzës'/ TRONDIT Tefta Malaj:
Familja shqiptare

TIRANË- Tefta Malaj, ka dhënë dëshminë e saj për 'News24' pas vrasjes së vajzës së saj nga i shoqi Taulant Malaj. Nga shtrati i spitalit, ajo ka treguar se i shoqi ka kryer veprime të turpshme me vajzën madje thotë se e ka ngacmuar seksualisht.

Më tej, ajo shton se nuk e denoncuan rastin e abuzimit pasi kishin frikë se mos i dilte nami vajzës. 

RREFIMI:

Ishte një mostër, me atë që bëri 2 vite më para nuk ka as burgu që ta mbante. Ka bërë veprim të turpshëm brenda familjes, ka ngacmuar vajzën seksualisht.

Nuk e kam denoncuar, nuk ka ndodhur vetëm 1 herë apo 2 herë, e ka ngacmuar. Vajza nuk e donte më, ndaj e vrau. Jo vetëm i shkatërroi jetën vajzës, por edhe e vrau. Prej 2 vitesh ajo nuk i fliste të atit. Nuk e denoncoi duke menduar se del nami i vajzës.

Familjarët e mi nuk e dinë këtë gjë, askush nuk e di. Familjarët e tij s’kanë ardhur në spital, as nuk kanë telefonuar. Djalin ia kam lënë kunatit”, tha ajo.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

taulant malaj tefta malaj masakra e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll