Aktualitet

Aksident masiv/ Përplasen 5 makina dhe 1 kamion, bllokohet kalimi i automjeteve në rrugën Librazhd-Qafë Thanë

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti, të jetë bërë prania e vajit që është derdhur në rrugë.

9 Maj 2023, 11:44 Nga m.s
Aksident masiv/ Përplasen 5 makina dhe 1 kamion, bllokohet kalimi i
foto nga aksidenti

LIBRAZHD- Një aksident ku janë përfshirë pesë makina dhe një kamion, ka ndodhur gjatë mesditës në Librazhd. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti, të jetë bërë prania e vajit që është derdhur në rrugë.

Për shkak të aksidentit është bllokuar kalimi i automjeteve në rrugën Librazhd-Qafë Thanë. Policia ka nisur hetimet për aksidentin masiv në Librazhd. /Dosja.al

aksident librazhd

Sondazh

Poll