Sport

Pa Messi e Neymar, PSG-s i mjafton Mbappe për fitoren!

7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Troyes rihap ndeshjen falë golit të Chavalerin. Kundërpërgjigjja e PSG-së ishte e menjëhershme: Fabian Ruiz realizo një gol të bukur brenda zonës, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

8 Maj 2023, 00:02 Nga DOSJA
Pa Messi e Neymar, PSG-s i mjafton Mbappe për fitoren!

FRANCE - PSG triumfoi 1-3 në fushën e Troyes (vendi i parafundit) dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion.

Mungojnë Neymar (i dëmtuar) dhe Messi (i pezulluar), por jo Mbappe. Ishte pikërisht sulmuesi francez, lider i padiskutueshëm i PSG-së, ai që zhbllokoi takimin me Troyes në transfertë.

Në minutën e tetë, pas një topi të rrëmbyer në gjysmëfushën e vendasve vjen krosimi në qendër, me sferën që pasi përlaset në traversë shkon në formë asisti në kokën e Mbappesë, që s’mund të gabonte thuajse mbi vijën fatale, 1-0. PSG realizoi golin e sigurisë në minutën e 59-të me Vitinha, pas asistit perfket të Verratit.

7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Troyes rihap ndeshjen falë golit të Chavalerin. Kundërpërgjigjja e PSG-së ishte e menjëhershme: Fabian Ruiz realizo një gol të bukur brenda zonës, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll