Sport

Ballkani rikthehet në garën për titullin e Kosovës, fiton 'derbin' ndaj Dritës...

Skuadra Ballkani nga Suhareka, që drejtohet nga trajneri Ilir Daja e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 33-të. Tani, të dyja nga 66 pikë.

7 Maj 2023, 20:49 Nga DOSJA
Ballkani rikthehet në garën për titullin e Kosovës, fiton

KOSOVE - Edhe pse pritëse, skuadra e Dritës së Gjilanit është gjunjëzuar në fund të ndeshjes me rezultatin 2-1 nga kampionët në fuqi të Ballkanit të Suharekës, në derbin e madh të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani ka marrë tre pikë të rëndësishme, duke e ruajtur luftën për vendin e pare me skuadrës gjilanase, që kryeson renditjen në Superligën e Kosovës.

Në minutën e 11-të, Meriton Korenica kaloi në epërsi Ballkanin. Pa përfunduar pjesa e pare, në minutën e 43-të, skuadra e Dritës ka barazuar rezultatin në 1-1, pas golit të Jasharit.

Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase rrezikoi me anë të Baftiut në minutën e 54-t, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Ekipi nga Suhareka nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli ta gjente epërsinë me golin e Dellovës në minutën e 85-të nga korneri.

Pas javës së 33-të, Drita dhe Ballkani kanë pike të barabarta (66), duke dëshmuar se lufta për titull do të jetë e hapur deri në ndeshjen e fundit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll