Sport

Çfarë tragjedie! Mësohen detaje të reja: Kampionia e botës që vdiq në moshën 32-vjeçare ishte 7-muajshe shtatzënë…

Amerikaneia Tori Bowie, nënkampione olimpike në 100 m në 2016 dhe kampione bote në të njëjtën distancë në 2017, vdiq në moshën 32-vjeçare, njoftoi të mërkurën agjencia që e përfaqësonte atë dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës (World Athletics).

7 Maj 2023, 17:39 Nga DOSJA

Çfarë tragjedie! Mësohen detaje të reja: Kampionia e

SHBA - "Kemi humbur një kliente, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte një kampione dhe një rreze e vërtetë dielli",- shkruan agjencia Icon Sport Management në rrjetet sociale, pa dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së saj.

Pak ditë pas vdekjes së atletes, u shfaq informacioni, se Tori Bowie ishte 7-muajshe shtatzënë, në kohën kur u nda nga jeta. Disa të njohur të saj e kanë zbuluar këtë informacion për Daily Mail.

Bowie ndërtoi shpejt një rekord mbresëlënës, së pari duke fituar tre medalje olimpike në 2016 në Rio, të artë në stafetën 4x100 metra, të argjendtë në 100 metra pas Elaine Thompson-Herah të Xhamajkës dhe të bronztë në 200 metra. Më pas ishte kampione bote në 100 m në 2017 në Londër, ku fitoi edhe titullin me stafetën 4x100 m.

Çfarë tragjedie! Mësohen detaje të reja: Kampionia e

Pas një pjesëmarrje të fundit në 2019 në Kampionatin Botëror në Doha (vendi i 4-të në kërcim së gjati), sprinterja nga Misisipi (rekord personal 10”78 në 100 m) nuk arriti të rikthehej në nivelin e saj më të mirë. Tori Bowie konkurroi vetëm në një garë zyrtare vitin e kaluar, në Florida, duke vrapuar në distancën 200 m.

"Zemra ime thyhet kur mendoj për familjen e Tori Bowie, një rivale e madhe dhe një person me diell. Energjia dhe buzëqeshja juaj do të jenë me mua përgjithmonë,"-  shkroi legjenda e sprintit xhamajkania Shelly-Ann Fraser-Pryce, kampione olimpike dy herë në 100 m. rrjete sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll