Sport

Cetlic Glasgow nuk e prish ‘ritin’, kampion i Skocisë për herë të 53-të në histori...

Celtic Glasgow fiton për herë të 11-të në 12 vitet e fundit titullin kampion në Skoci.

7 Maj 2023, 21:34 Nga DOSJA

Cetlic Glasgow nuk e prish ‘ritin’, kampion i Skocisë për

SKOCI - Fitorja 0-2 në fushën e Harts, që luajti për më shumë se një pjesë lojë me 10 lojtarë, i vuri vulën garës me Rangers, disa javë para fundit të kampionatit.

Goli i 24-t i sezonit i Kyogo Furuhashit i dha Celtic-ut epërsinë pas 67 minutash lojë në “Tynecastle Park”, përpara se Oh Hyeon-gyu të vuloste fitoren 0-2, dhjetë minuta para fundit të kohës së rregull.

Celtic, me 95 pikët e grumbulluara, e siguroi titullit katër javë para fundit, pasi diferenca me rivalët e Glasgow-t ka shkuar në 13 pikë.

Cetlic Glasgow nuk e prish ‘ritin’, kampion i Skocisë për

Nëse Celtic do të fitojë katër ndeshjet e mbetura, do të eklipsojnë rekordin prej 106 pikësh të vendosur në sezonin 2016-2017 nën drejtimin e Brendan Rodgers.

Celtic ka fituar edhe Kupën e Ligës në shkurt, kështu që mund të kompletojë “tripletën” me suksesin e mundshëm ndaj Inverness në finalen e Kupës Skoceze në qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll