Sport

VIDEO/ ‘Topçinjtë’ nuk gabojnë në shenjë ndaj ‘kështjellarëve’ të Newcastle, Arsenali nuk i ndahet Cityt, tani vetëm -1 pikë pas!

Pas javës së 35-të të Premier League, Arsenal shkon në kuotën e 81 pikëve, një më pak se Manchester City kryesues, por me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak.

7 Maj 2023, 19:50 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Topçinjtë’ nuk gabojnë në shenjë

ANGLI - Arsenal bind në transfertën ndaj Newcastle, të cilën e fituan me rezultatin 0-2.

‘Kështjellarët’ u treguan shumë luftarakë, megjithatë ishin ‘Topçinjtë’ ata që gjetën rrjetën, me Odegaard që realizoi një super gol në minutën e 14-t. Pavarësisht tentativave nga ana e Newcastle, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Arsenal do të thellonte avantazhin në minutën e 71-të, ku pas një super goditje nga Martinelli, Schar do të shkaktonte autogol, për të vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Pas javës së 35-të të Premier League, Arsenal shkon në kuotën e 81 pikëve, një më pak se Manchester City kryesues, por me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak. Newcastle, nga ana tjetër vijon të mbetet në vend të tretë me 65 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje të prapambetur.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll