Sport

VIDEO/ Aktori e mbajti fjalën! Doli lakuriq nëpër qytet, pasi Napoli fitoi “Scudetton”

Aktori dhe komedian 56-vjeçar, Francesco Paolondoni mbuloi organet e tij gjenitale me një tenxhere me spageti dhe patate, dhe me një shall të Napoli, shtetiti i zhveshur nëpër rrugët e qytetit

7 Maj 2023, 19:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Aktori e mbajti fjalën! Doli lakuriq nëpër qytet, pasi

ITALI - Napoli, pas plot 33 vitesh, u kurorëzua kampion i Italisë të enjten e kaluar. Qyteti i jugut italian do të festojë për ditë të tëra ngjarjen, që nuk kishte ndodhur më që nga koha kur në krye të skuadrës ishte Diego Armando Maradona.

Skuadra e Luciano Spallettit, që arriti në “8-she” të Champions League dhe nëse do të fitonte titullin kampion të Italisë, aktori Francesco Paolondoni kishte premtuar se do të parakalonte lakuriq nëpër qytet, nëse do të fitohej “Scudetto”!

Aktori dhe komedian 56-vjeçar, me vendlindje nga Napoli kishte thënë në televizion në janar se nëse skuadra fitonte titullin, ai do të parakalonte lakuriq.

Ai e mbajti premtimin dhe pak ditë më parë parakaloi lakuriq në plazhin e qytetit. Ai kishte veshur një shall të ekipit të tij të preferuar dhe për të mbuluar organet gjenitale, kishte vendosur një tenxhere me spageti dhe patate para tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TNT Sports Brasil (@tntsportsbr)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll