Sport

VIDEO / Mbyllet në barazim sfida në Kurbin mes Laçit dhe Erzenit!

Skuadra e Stavri Nicës arrin të ruaj ecurinë e rezultateve positive duke u ngjitur në vendin e katërt mbi Vllazninë, ndërsa shijakasit do të duhet t’i shpëtojnë “play-out”.

7 Maj 2023, 17:20 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllet në barazim sfida në Kurbin mes Laçit dhe

LAÇ - Laçi vazhdon ecurinë e rezltateve positive edhe pse pasditen e sotme barazoi 1-1 përballë Erzenit. Kurbinasit janë ngjitur në vendin e katërt tashmë duke lënë pas edhe Vllazninë me pikën e marrë në këtë javë të 32-të.

I riu Stiven Bibo është sërish protagonist i skuadrës së Stavri Nicës, pasi zhbllokon ndeshjen në minutën e 26-të me një supergol.

Me këto shifra u mbyll pjesa e pare, ndërkohë pak nga rifillimi i lojës në pjesën e dytë është i përhershmi i shijakasve Nonato. ai i cili barazpeshoi shifrat me golin në minutën e 58-të.

Pas këtij rezultati Laçi ka siguruar një pozitë në pjesën e sipërme të tabelës ndërkohë që Erzeni do të luftojë me sa duket me Kukësin për zonën e 'play-out'-it pasi ka vetëm 2 pikë më tepër se verilindorët e vendit të tetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll