Sport

HISTORIKE! Struga Trim Lum, për herë të parë kampione e Maqedonisë së Veriut…

Mbyllet matematikisht gara për titull në vendin fqinj, pasi Struga tashmë ka grumbulluar 62 pikë, 7 më shumë se Shkupi në vendin e dytë (55) dhe 8 më shumë se Shkëndija në të tretin (54)

7 Maj 2023, 21:13 Nga DOSJA
HISTORIKE! Struga Trim Lum, për herë të parë kampione e

MAQEDONIA E VERIUT - Enigma u zgjidh. Skuadra Struga Trim Lum, sot arriti të shpallet për herë të parë kampion në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Struga, që drejtohet nga trajneri i njohur tiranas Shpëtim Duro, sot mundi Sileksin me rezultatin e pastër 3-0. Golat u shënuan Ibraimi (42’), Shabani (48’) dhe (78’).

Pas kësaj fitoreje skuadra e Strugës u ngjit në kuotën e 62 pikëve, duke patur një epërsi prej 7 pikësh, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur në kampionatin maqedon.

Ndërkaq, në derbin në mes ekipeve shqiptare që u zhvillua në Çair, Shkupi mundi Shkëndijën me rezultatin 2-1, duke plotësuar ‘podin’ me respektivisht 55 dhe 54 pikë secila.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll