Politike

Rama s’e harron Lelin: Vlora do një kryetar që s’fle gjumë, s’do vij unë të pastroj qytetin! Të matet 7 herë para se të firmosë leje ndërtimi (Porosia për Dredhën)

Kamera nuk e shfaqi godinën dhe nuk u kuptua se për çfarë fliste konkretisht kreu i qeverisë.

6 Maj 2023, 21:24 Nga F.M
Rama s’e harron Lelin: Vlora do një kryetar që s’fle
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e para për kandidatin Ermal Dredha që synon Bashkinë e Vlorës. Në fjalën që mbante, duke nënkuptuar kryebashkiakun Dritan Leli, Rama tha se Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që të mos flejë gjumë, por të çohet e të pastrojë qytetin. Ai drejtoi gishtin në një godinë dhe tha se kryebashkiaku duhet të pyesë kur jep leje ndërtimi për një ndërtesë të tillë. Kamera nuk e shfaqi godinën dhe nuk u kuptua se për çfarë fliste konkretisht kreu i qeverisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë, i kam thënë që të rrish pa gjumë! Vlora nk e mban dot në kurriz një kryetar bashkie që ka gjumë. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, Vlorës i duhet një kryetar bashkie që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër në tokë. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit, pasi i ka parë të gjitha pikat ku Vlora pastrohet. Për fat të keq, Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vij unë, nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Vlorën e pastron bashkia. Është një nga lojtarët kryesore të skuadrës Shqipëri që ne duam ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm. Por këtë s’e bëjmë dot nëse nuk i lëmë dot turistët pa tekst që kur të vijnë, të mos gjejnë asnjë letër në tokë. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që matet 7 herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë tani. Dhe pasi matet shtatë herë, herën e shtatë pyet shtatë të tjerë dhe më pas merr vendime që nuk zhbëhen më.

 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll