Politike

Berisha: Rama i shpalli luftë Kosovës nga Tirana, Zoti i ruajttë bankat nga Safeti! Do të të heqim shtetësinë shqiptare sepse ke kryer krim

Për Berishën, kryeministri Rama nuk është gjë tjetër veçse një vegël e Vuçiç, të cilit po i vjen fundi për krimet që ka kryer

6 Maj 2023, 20:09 Nga m.s
Berisha: Rama i shpalli luftë Kosovës nga Tirana, Zoti i ruajttë
Berisha nga Kukesi

KUKES- Kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer akuzave të përsëritura për lidhjet e forta të Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Nga Kukësi, përsëriti thirrjet për zgjedhjet e 14 majit, si një mesazh për atdhetarinë dhe për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu. Për Berishën, kryeministri Rama nuk është gjë tjetër veçse një vegël e Vuçiç, të cilit po i vjen fundi për krimet që ka kryer. Dhe se pas do i vijë edhe Rama.

Berisha u ndal edhe tek një shkrim nga gazeta prestigjioze amerikane "New York Times”, që ka bërë një shkrim të gjatë për lidhjet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, me njerëz të botës së krimit. Artikulli fillon me përshkrimin e konferencës për mediat që Vuçiç mbajti në vitin 2021, ku kishte shpalosur arrestimin e një bande kriminale në Serbi. Më pas rezultoi se kjo bandë kishte pasur lidhje me vetë presidentin Vuçiç, dhe djalin e tij Danilo Vuçiç dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb.

Fjala e Berishës

"Pra ky ishte një pushtetar antishqiptar. Përveç kësaj, Edi Rama është një vegël, është një argat, vasal i Aleksandër Vuçiç, të cilit po i vjen fundi për krimet që ka kryer dhe mbrapa po i vjen edhe Edi Rama. Se ai ka Bjellivukun edhe ky ka Bjellivukët e tij. Po. Po. Edi Rama, ju e dini gjatë këtyre viteve në pushtet bëri gjithçka dhe po bën gjithçka që të mbështesë Vuçiçin, i shpalli luftë të ftohtë Kosovës nga Tirana. Vuçiçin e kam vëlla, këtë e kam kundërshtar. Tjetrin e padiste. Mirëpo këtë mund ta bëjë vetëm një antishqiptar. Ne nuk kemi kundërshtim që të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, por në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, për ne Kosova është e para dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi, ne jemi një komb dhe atë që keni bërë ju, atë që ka bërë Hasi, Tropoja dhe atë që ka bërë mbarë Shqipëria.

Pra, një e dy, e kam për nder miqësinë me Vuçiçin, por kush është Vuçiçi. Ai është njeriu i regjistruar me zë dhe figurë në parlamentin serb, por edhe në intervista të tjera ku thoshte se për një serbe të vrarë, do të vriten 100 myslimanë. Kjo ishte doktrina e gjenocidit të nazistëve. Edhe ai e ka shprehur me dhjetëra herë këtë. Pardje deklaronte Nju Jork Times se, bënte gjahun e shqiptarëve nëpër Beograd si huligan. Ky është miku i Edi Ramës. A ka gjë të përbashkët me demokratët, me socialistë, me qytetarët e paparti të Kukësit ky njeri. Absolutisht asgjë. Ndaj dhe 14 maji është një ditë për Shqipërinë, është një ditë për atdhetarinë është një ditë për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu. Safet me aktet që ke bërë do të tërhiqet qytetaria e Kukësit dhe sapo të vijë PD do të të heqë shtetësinë shqiptare fare. Zoti i ruajt bankat nga ty Safet. Pasioni juaj për krimin elektoral do të të ndjekë deri në ditën e fundit të jetës tënde. Shtetësia shqiptare do të hiqet për aktin makabër që ke kryer ti. Ke prishur përmendoren e genocidit të Lumës./Dosja.al

aleksandar vuçiç rama berisha

Sondazh

Poll