Sport

VIDEO / Tjetër Milan ndaj Lazios, dëmtohet Leao por kuqezinjtë fitojnë me lehtësi!

2-0 dhe gjërat duken të buzëqeshin për Milanin në këtë ndeshje kaq të rendësishme për bjektivin e tyre që është arritja në zonën Champions, një synim që i ndihmon vetëm me fitoren.

6 Maj 2023, 15:39 Nga DOSJA

VIDEO / Tjetër Milan ndaj Lazios, dëmtohet Leao por kuqezinjtë

ITALI - Ka filluar jo në mënyrën më të mire të mundshme përballja e Milanit me Laziosn pasi që në minutën e 12’-të Rafael Leao, pasi një inkursioni në zone jo vetëm që nuk shënoi por pësoi një tërheqeje. Kjo e detyroi Piolin ta zëvendësojë për të mos rrezikuar më tepër.

VIDEO / Tjetër Milan ndaj Lazios, dëmtohet Leao por kuqezinjtë

Megjithatë rikthehen të buzëqeshin kuqezinjtë në minutën e 17-të kur gjejnë golin e avantazhit për një gabimi të mbrojtjes laciale, assist i Giroud dhe Benaser autor i golit.


Në minutën e 29’-të kuqezinjtë gjejnë edhe golin e dytë. Këtë here është Teo Hernandez I cili merr një top nga mbrojtja e tij deri në vijën e 16-tshes së Lazios për të shënuar një supergol.


2-0 dhe gjërat duken të buzëqeshin për Milanin në këtë ndeshje kaq të rendësishme për bjektivin e tyre që është arritja në zonën Champions, një synim që i ndihmon vetëm me fitoren.

Në përfundim të 90-minutëshit kuqezinjtë e Piolit ja dalin duke marrë 3 pikë mjaft të vyera, ndërkohë që shqetësimi mbetet për gjendjen e Leaos katër ditë përpara ndeshjes së pare gjysmëfinale të Champions League përballë Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll