Sport

Sterling: "Ne kemi nevojë për një menaxher, që ka fjalën e fundit për gjithçka"

Raheem Sterling ka folur për atë që i duhet Chelsea për t'u bërë sërish i suksesshëm, duke e konsideruar si tepër të rëndësishëm rolin e trajnerit.

6 Maj 2023, 10:00 Nga DOSJA
Sterling: "Ne kemi nevojë për një menaxher, që ka

ANGLI - Chelsea po kalon një sezon shumë të vështirë. Për momentin ata janë në vendin e 12-të në Premier League me 39 pikë dhe siç tregon gjithçka do të jenë jashtë Evropës për herë të parë që nga sezoni 2016/2017.

Raheem Sterling në deklaratat e tij iu referua asaj se çfarë u duhet “bluve” për t'u rikthyer te suksesi dhe u ndal në çështjen e trajnerit.

"Organizimi është gjëja më e rëndësishme. Ne kemi nevojë për një trajner që ka fjalën e fundit në gjithçka, i cili bën gjithçka sipas tij dhe secili duhet ta ndjekë.

Ekipet e suksesshme e kanë gjithmonë këtë. Një trajner që vjen lë gjurmë dhe të gjithë e ndjekin. Ata që nuk bëjnë nuk janë pjesë e ekipit”, ka thënë ai konkretisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll