Sport

'Filozofia' e Klopp: “Ne nuk do bëjmë çmendurira, nuk do të blejmë lojtarë të mbivlerësuar”

“Ne do të nënshkruajmë me lojtarë, jam i sigurt për këtë, që do të vinë për të na do ndihmuar”, ka deklaruar trajneri gjerman Jurgen Klopp i Liverpoolit

6 Maj 2023, 10:35 Nga DOSJA
'Filozofia' e Klopp: “Ne nuk do bëjmë

ANGLI - Jurgen Klopp pranoi nevojën e Liverpool për të hyrë në merkato për të punësuar mesfushorë për sezonin e ardhshëm. Por ai garantoi, se klubi ‘Reds’ nuk do të hyjë në 'çmendurinë' e tregut aktual dhe nuk do të paguajë më shumë për lojtarë që, sipas tij, ata nuk vlejnë kaq shumë para.

Sipas The Athletic, James Milner, Naby Keita, Arthur Melo (mbaron huazimi) dhe Oxlade-Chamberlain do të largohen nga ‘Reds’, ndërkohë që Mason Mount (Chelsea), Alexis Mac Allister dhe Moises Caicedo (Brighton) dhe Ryan Gravenberch (Bayern Munich) për të janë si objektiva për atë në transfertat e verës.

“Ne nuk do të blejmë lojtarë të mbivlerësuar, kjo nuk do të ndodhë. Ne do të nënshkruajmë me lojtarë, jam i sigurt për këtë, që do të vinë për të na do ndihmuar. Është në duart e klubit. Ne kemi identifikuar një nevojë, kemi një preferencë, por nuk është opsioni i vetëm. Por nëse klubi i atij lojtari nuk dëshiron ta shesë, ose do t'i vendosë ndonjë çmim absurd, ne nuk do ta nënshkruajmë atë”,- tha gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll