Sport

Kevin De Bruyne është rikuperuar mund të jetë në gjysmëfinalet e Champions League

Mesfushori belg i Manchester City tashmë stërvitet me skuadrën

6 Maj 2023, 10:20 Nga DOSJA
Kevin De Bruyne është rikuperuar mund të jetë në

ANGLI - Pasi u mungoi për shkak të një dëmtimi në dy ndeshjet e fundit të Manchester Cityt, mesfushori belg Kevin de Bruyne u rikthye në stërvitje të premten. Kjo një shenjë e qartë e një rikthimi të mundshëm në përballjen ndaj Real Madridin të martën, për gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Mesfushori ka marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës mëngjesin e së premtes dhe sipas ‘The Times’, ka të dhëna se ai mund të jetë i disponueshëm për të udhëtuar me skuadrën e Mançesterit drejt kryeqytetit spanjol. 

Megjithatë, edhe përkundër parashikimeve pozitive, trajneri Pep Guardiola synon ta ruajë belgun në ndeshjen kundër Leeds (të shtunën, ora 15:00) në mënyrë që ai të jetë plotësisht në formë për ditën e martë.

De Bruyne këtë sezon ka 9 gola, 27 asistime dhe është një nga lojtarët më të përdorur nga trajneri spanjol, me 3241 minuta efektive në lojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll