Sport

VIDEO/ Mendësia e italianit Ancelotti: "Kjo mund të jetë finalja ime e fundit"...

Ndërsa Real Madridi përballet me Osasunën këtë të shtunë në finalen e Kupës së Mbretit (22:00), trajneri i ‘Merengues’ foli për marrëdhënien e veçantë që ka me këtë lloj takimi.

6 Maj 2023, 11:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Mendësia e italianit Ancelotti: "Kjo mund të jetë

SPANJE - Në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Mbretit ndaj Osasunës (22:00) trajneri italian Carlo Ancelotti i Real Madridit, ka befasuar teksa ka treguar një ‘sekret’ të punës së tij.

“Të luash në një finale është gjithmonë shumë emocionuese. Personalisht, gjithmonë mendoj se para një finale, kjo mund të jetë e fundit për mua. Mendova të njëjtën gjë në vitin 2003 (përpara finales së Champions League mes Juventusit dhe AC Milan), por kjo nuk ishte e fundit, dhe unë vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë edhe sot. 

Kjo mund të jetë finalja ime e fundit, ndaj le ta shijojmë. Dhe gjithashtu u kërkoj lojtarëve të mi të përfitojnë nga momenti aktual, sepse këto janë ndeshje speciale”, - ka deklaruar Ancelotti.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll