Sport

Flamurtari bojkoton eventin e projektit të stadiumit të ri: “Refuzojmë teatrin absurd të Federatës Shqiptare të Futbollit!”...

“Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit,”- shprehet klubi vlonjat.

6 Maj 2023, 11:14 Nga DOSJA

Flamurtari bojkoton eventin e projektit të stadiumit të ri:

VLORE - Ajo çka disa ditë më parë u njoftua, këtë të shtunë u zyrtarizua. Ndërsa në teatrin “Petro Marko” do të shpallej projekti fitues për stadiumin e ri të Flamurtarit, presidenti i klubit vlonjat Sinan Idrizi ka bojkotuar këtë event në shenjë revolte ndaj përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit (nënkupto presidentin Armand Duka) për qëndrimin dashakeqës që ka mbajtur organi drejtues i futbollit shqiptar ndaj Flamurtarit.

Raportohet, se ndërsa në teatrin “Petro Marko” të Vlorës zhvillohej kjo ceremoni, ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama, jashtë presidenti Sinan Idrizi dhe kryebashkiaku Dritan Leli shtetisnin aty pranë…

Ja dhe deklarata zyrtare e klubit të Flamurtari, botuar në faqen e saj zyrtare në Facebook:

“Deklaratë zyrtare!

Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike, shpallet projekti fitues i “Vlora Sport”.

Flamurtari Footboll Club, gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.

Kjo formë civile e protestësë, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!”

Flamurtari bojkoton eventin e projektit të stadiumit të ri:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll