Sport

Habia, e ngjarjes së dhunës te vajzat e volejbollit të Skënderbeut. Trajneri: "Vajzat më kërkuan vetë shpulla... për motivim!

Çuditërisht bashkë me këtë skenë të shëmtuar janë bashkuar edhe vetë vajzat që i goditi.

6 Maj 2023, 15:20 Nga DOSJA

KORÇË - Ngjarja e shëmtuar e pak ditëve më parë ku shihet trajneri i vajzave të volejbollit U18 i Skënderbeut ka bërë shumë jehonë në ambientin shoqëror kudo, për veçse te protagonistët dhe familjarët e tyre. Në versionin e tij trajneri Romeo Xega sqaron.

"Ana emocionale sa i përket atyre momenteve është pak e ngarkuar, plus finalja që do s'do ngarkohemi të gjithë emicionalisht. Sigurisht ka vend për t'u përmirësuar. Në ato momente ma kanë kërkuar të dyja vajzat; "profesor nuk ndihemi mirë, mund të na godasësh?!" Dhe unë i dhashë nga një shpullë që nuk quhet shpullë, më tepër një motivim."

Pas këtyre deklaratave deri-diku të habitshme, vetë trajneri Romeo Xega më pas thekson: "Po t'u rikthehemi tani ndoshta mund të them, jo nuk do ta bëja prap. Kërkoj falje në rast se ndokush është ndjerë keq."

Pas reagimit të ashpër të opinionit publik, Federata Shqiptare e Volejbollit ka teaguar menjëherë duke i hequr liçensën trajnerit Xengo dhe duke e përjashtuar përgjithmonë nga volejbolli. "Më duket një vendim i nxituar, pasi duhet të ishin interesuar e duhet të kishin pyetur protagonistet apo prindërit e tyre."

Habia, e ngjarjes së dhunës te vajzat e volejbollit të

Çuditërisht bashkë me këtë skenë të shëmtuar janë bashkuar edhe vetë vajzat që i goditi. "Ne jemi bashkë me profesorin tonë dhe e mbështesim. Gjithçka që është transmetuar është keqkuptuar," - thotë Aleksia Saqellari.

Habia, e ngjarjes së dhunës te vajzat e volejbollit të

Ndërkohë edhe vajza që duket në pamje duke u goditur, Rovena Gengo, shton: "Marrëdhënia jonë me profesorin është si bab e bijë, çdokush që është pjesë e sportit e kupton që ajo skenë është shumë normale."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll