Sport

Drejtori sportiv i Barcelonës nuk shkon vetëm në Premier League! Merr me vete, 60 milionë euro për transferimin e parë…

Drejtori aktual sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit dhe do të largohet nga skuadra katalanase në fund të sezonit.

5 Maj 2023, 18:42 Nga DOSJA
Drejtori sportiv i Barcelonës nuk shkon vetëm në Premier League!

SPANJE - Megjithatë, duket se ai nuk do të largohet duarbosh nga grupi i “Camp Nou”, vëren shtypi iberik. Sulmuesi Ferran Torres mund të përfundojë te Aston Villa

Alemany është afër bashkimit me Aston Villa, ku do të punojë me Unai Emery. Por zyrtari i Barcelonës dëshiron të marrë me vete në Premier League dhe Ferran Torres, i cili gjithashtu luajti në kampionatin anglez për Manchester Cityn.

Grupi nga Birmingham do të ishte gati të paguajë 60 milionë euro, shumë për të cilën katalanasit me shumë gjasa do të ndahen nga sulmuesi spanjoll.

Ferran Torres nënshkroi me Barcelonën në janar 2022 dhe që atëherë ai nuk ka mundur të fitojë vendin e tij në formacionin fillestar. Për këtë arsye, drejtuesit e grupit “Blaugrana” janë gati ta lënë atë të largohet në fund të sezonit. 23-vjeçari ka luajtur 67 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar 14 herë dhe duke dhënë 8 asistime.

Barcelona pagoi 55 milionë euro te Manchester City për Ferran Torres.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll