Sport

Reagon Federata Shqiptare e Volejbollit, merr masa ndaj trajnerit ‘dhunues’…

Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së, distancohet nga veprimi dhe merr masa ndaj trajnerit korçar dhunues, i cili edhe here të tjera ka patur probleme me sjelljen e tij

5 Maj 2023, 15:40 Nga DOSJA

Reagon Federata Shqiptare e Volejbollit, merr masa ndaj trajnerit

TIRANE - Pas publikimit të pamjeve të dhunshme, të fiksuara në ndeshjen e volejbollit Korça - Dinamo për të reja deri U-18, ku trajneri Romeo Xega është fiksuar duke goditur me shtullë një volejbolliste korçare, ka reaguar menjëherë edhe Federata Shqiptare e Volejbollit.

Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së, në mbledhjen e tij sotme, pasi është njohur me pamjet, është shprehur se trajneri Romeo Xega edhe here të tjera ka qenë objekt i Komisionit të Disiplinës së federatës për sjelljet e tij të dhunshme.

Bazuar në Kodin e Etikës dhe rregulloren e brendshme të federatës, Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së ka vendosur t’i heqi licensën trajnerit Romeo Xega, si dhe të drejtën për të ushtruar dhe drejtuar çdo lloj aktiviteti në volejbollin shqiptar.

Reagon Federata Shqiptare e Volejbollit, merr masa ndaj trajnerit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll