Sport

"Ne nuk e meritojmë Messin!" Trajneri francez i turpëruar, mbron argjentinasin: "Qëndro para, mos vrapo, kurrë mos mbro"

5 Maj 2023, 17:28 Nga DOSJA
"Ne nuk e meritojmë Messin!" Trajneri francez i turpëruar,

FRANCE - Superylli argjentinas shkoi në Arabinë Saudite, megjithëse nuk mori miratimin e klubit, për të kryer detyrën e tij si ambasador i vendit. PSG vendosi të pezullojë Messin, i cili planifikoi largimin e tij duke e ditur se do të kishte ditë pushimi nga skuadra, para se të ndryshonte orari në njëqind metrat e fundit dhe që atëherë shpërtheu një skandal i vërtetë. 

Tifozët e Parisit kanë ofenduar Leo Messin, duke kërkuar largimin e tij nga klubi pas njoftimit se ai është pezulluar, duke bërë shanset që ai të vazhdojë te Parc des Princes të bëhen pothuajse inekzistente. Megjithatë, kampioni i botës mbrohet dhe zëri i fundit që e mbështet atë vjen nga vetë Ligue 1. 

Trajneri i Nantes, Antoine Kombouare, i cili mori drejtimin e skuadrës në shkurt 2021, u zemërua kur komentoi temën e Leo Messit dhe sanksionet e marra nga PSG. Tekniku është indinjuar nga qëndrimi i tifozëve francezë, duke kritikuar ashpër mënyrën e trajtimit të kampionit të botës. 

“Nuk më intereson çfarë ndodh në fushë, problemet te PSG. Jam i dashuruar me lojtarin. Ne nuk e prekim Messin, pavarësisht se çfarë bën ai. Sot e zhgënjejmë këtë djalë, është turp. Nëse ai largohet, jam shumë i lumtur, nuk e meritojmë. 

Nëse do të kisha Messin në skuadër, do t'i thosha: "Qëndro përpara, mos vrapo, kurrë mos mbro".  Nga ana tjetër, ne ju japim një top dhe dua t'ju shoh duke luajtur, të argëtoheni, të shkëlqeni'. Por ky është mendimi im si tifoz futbolli”,- tha Antoine Kombouare sipas L'Equipe. 

Antoine Kombouare ishte trajner te Paris Saint-Germain nga korriku 2009 deri në dhjetor 2011. Me parizienët ai arriti të fitonte Kupën e Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll