Sport

LAJMI I FUNDIT/ Leo Messi thyen heshtjen, pas pezullimit nga PSG… (video)

Lionel Messi (35) është pezulluar nga PSG për dy javë, pasi ka munguar në stërvitje për shkak të një vizite në Arabinë Saudite. Të premten ai ka komentuar për herë të parë mbi polemika të mëdha.

5 Maj 2023, 18:21 Nga DOSJA

LAJMI I FUNDIT/ Leo Messi thyen heshtjen, pas pezullimit nga PSG… (video)

FRANCE - Lajmi tronditi botën e futbollit, pasi është hera e parë që Messi pezullohet nga skuadra e tij. Ndërsa shokët e tij të skuadrës u paraqitën në stërvitje të hënën në mëngjes, argjentinasi dhe familja e tij u trajtuan në mënyrë mbretërore nga arabët. 

Messi ka postuar në llogarinë personale në Instagram një klip të shkurtër për këtë histori, në të cilin konfirmon informacionin e publikuar tashmë në shtypin e huaj, sipas të cilit ka pasur një gabim komunikimi mes dy palëve. 

“Doja të bëja një video për atë që ndodhi. Fillimisht u kërkoj falje kolegëve dhe klubit. Sinqerisht, mendova se do ta kishim ditën e pushimit pas ndeshjes, si gjithmonë. 

E kisha planifikuar tashmë vizitën në Arabinë Saudite dhe nuk mund ta shtyja sepse e kisha bërë më parë. Përsëri, kërkoj falje për atë që bëra. Unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të bëjë klubi. Ju përqafoj”, ka thënë Messi.

Gjithsesi, e ardhmja e Leo Messit është e pasigurt. Gruaja e tij Antonela Roccuzzo (35), e cila i ka dhënë tre djem, pas kësaj është më e vendosur se kurrë, për t'u rikthyer në Barcelonë dhe shpreson që futbollisti të luajë sërish në “Camp Nou”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll