Sport

BEFASI/ PSG është i gatshëm ta huazojë Neymarin, vetëm për ta hequr qafe atë!...

Sulmuesi brazilian 31-vjeçar i PSG-së, Neymar, mund të largohet nga klubi këtë verë.

5 Maj 2023, 16:21 Nga DOSJA
BEFASI/ PSG është i gatshëm ta huazojë Neymarin, vetëm

FRANCE - I vlerësuar për 70 milionë euro nga Transfermarkt, braziliani Neymar ka ende kontratë me PSG-në deri në vitin 2027, por ai mund të largohet nga grupi francez më herët se kaq, sipas sport.es.

Nën presionin e tifozëve, drejtuesit e PSG-së do të ishin të gatshëm ta largojnë Neymar qoftë edhe në formë huazimi vetëm për të hequr qafe brazilianin. Në 20 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në Ligue 1, Neymar ka shënuar 13 gola.

Së fundmi, tifozët e PSG-së dolën në rrugët e Parisit në protestë dhe kërkuan dorëheqjen e Nasser Al-Khelaifi, presidentit të klubit, si dhe largimin e yjeve si Lionel Messi dhe Neymar. Madje ata shkuan para shtëpive të dy futbollistëve dhe bënë skandal, protestuan duke kërkuar që ata të largoheshin nga PSG.

“Paris Saint-Germain dënon me vendosmëri këto manifestime të patolerueshme dhe fyese të një grupi të vogël individësh, të ndodhura të mërkurën”,- ishte reagimi zyrtar i klubit, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Neymar mbërriti te PSG në verën e vitit 2013, kur PSG i pagoi Barcelonës 222 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll