Sport

Më në fund, Qeveria Kosovës njeh dhe licenson Federatën e Futbollit të Kosovës...

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përmbyllur procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

5 Maj 2023, 17:14 Nga DOSJA
Më në fund, Qeveria Kosovës njeh dhe licenson Federatën e

KOSOVE - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, sot, e ka nënshkruar vendimin për licencimin e FFK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS).

Ashtu, sikurse edhe federatat tjera sportive, të cilat ishin të përfshira në këtë proces, edhe FFK pas plotësimit të të gjitha kritereve dhe kushteve të kërkuara, është licencuar për ciklin aktual olimpik.

Duke pasur parasysh se FFK është organizata më e madhe sportive në vend dhe me numrin më të madh të klubeve, ky proces ka marrë kohë të konsiderueshme deri te përmbyllja e licencimit.

Por pas një angazhimi të madh të administratës së FFK-së, klubeve dhe ministrisë është arritur të plotësohen  kushtet për licencim.

FFK përgëzon zyrën e sekretarit me administratën, si dhe të gjitha klubet që kanë punuar me përkushtim në këtë proces të ngarkuar dhe me kushte specifike.

Përmbyllja e këtij procesi tregon se FFK është duke punuar drejt standardit më të lartë të menaxhimit dhe transparencës si në federatë, ashtu edhe në klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll