Sport

Ja çfarë rroge do të merrte Leo Messi, nëse do të kthehej te Barcelona… "Kaq do ai?"

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë kur t'i skadojë kontrata dhe dëshira e argjentinasit do të ishte të rikthehej te FC Barcelona.

5 Maj 2023, 17:49 Nga DOSJA

Ja çfarë rroge do të merrte Leo Messi, nëse do të

SPANJE - I pezulluar nga PSG për dy javë, pas udhëtimit nga Arabia Saudite që nuk ishte autorizuar nga klubi, Messi do të largohet nga Parc des Princes. Shtypi në Francë konfirmon ndarjen mes dy palëve dhe prezanton synimet e argjentinasit.

“Messi do të largohet nga PSG në verë dhe Barcelona është prioriteti i tij. Ai është gati të pranojë një pagë tre herë më të ulët për të ndihmuar katalanasit të bëjnë lëvizjen”, shkruan RMC Sport.

Sipas burimit të cituar, Leo Messi do të pajtohej edhe me një pagë vjetore prej vetëm 10 milionë eurosh te Barcelona. Në këtë kuadër, klubi “Camp Nou” do të kishte një shans shumë më të mirë për të regjistruar kampionin e botës dhe për të respektuar “Fair Play”-in financiar.

“Aq shumë Messi dëshiron të kthehet në Barcelonë”,- është përfundimi i francezëve, të cilët shtojnë, se nëse ‘blaugranët’ nuk ia dalin, atëherë Arabia Saudite dhe SHBA janë gati ta mirëpresin “Pleshtin”.

Ja çfarë rroge do të merrte Leo Messi, nëse do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll