Sport

Historia e pabesueshme e ish-futbollistit jashtë fushës së blertë: Ishte kreu i një rrjeti trafiku droge, dënohet me 6 vite burg!...

Në fund të vitit 2019, “Koke” Contreras u kap së bashku me 16 bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, që punonin për rrjetin.

5 Maj 2023, 16:41 Nga DOSJA
Historia e pabesueshme e ish-futbollistit jashtë fushës së

SPANJE - Sergio "Koke" Contreras, një ish-sulmues 40-vjeçar, i cili luajti për ekipe të mëdha evropiane si Olympique Marseille, Sporting Lisbone apo Malaga, u dënua me 6 vjet burg, pasi pranoi se drejtonte një rrjet trafiku droge!

I njohur me të njëjtin pseudonim, si ndërkombëtari spanjoll dhe kapiteni i Atletico Madridit, Contreras pati momentet më të mira të karrierës së tij në Greqi te Aris Selaniku, ku u bë gjithashtu kapiten i ekipit në vitin 2009, ku shënoi të gjitha 176 ndeshjet, 39 gola dhe 25 asistime.

Pasi përfundoi karrierën e tij aktive në futboll, në verën e vitit 2016, ish-sulmuesi spanjol u kthye në një zonë tjetër për të siguruar një burim të ardhurash dhe u bë bosi i një rrjeti shpërndarësish droge!

Rrjeti i Contreras operonte ndërkombëtarisht, në të gjithë Evropë dhe ishte i përfshirë kryesisht në transportin e marijuanës dhe kokainës. Lënda narkotike fshihej në kartele droge që ndiqnin rrugët në të gjithë Kontinentin e Vjetër dhe shpërndaheshin në disa vende.

Në fund të vitit 2019, “Koke” Contreras u kap më në fund, së bashku me 16 bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, që punonin për rrjetin. Fillimisht ai u dënua me 16 vite burg, por pasi pranoi se është vërtet kreu i të gjithë biznesit dhe zbuloi të gjitha detajet e biznesit, dënimi u ul në 6 vite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll