Art&Argëtim

Gruaja fiton 40 milionë dollarë në betejën ligjore me pudrën e bebeve, “Johnson & Johnson”

2 Tetor 2019, 10:34 Nga DOSJA

Los Anxhelos – Nancy Cabibi është emri i gruas që fitoi këtë të hënë betejën ligjore me kompaninë e njohur ‘Johnson & Johnson’ të kremrave kozmetikë, dhe të pudrave për fëmijët dhe bebet.

71-vjeçarja nga Idaho, arriti të dëmshpërblehej me një shumë prej 40.5 milionë dollarësh nga kompania prestigjoze, pasi në 2017 ajo u diagnostikua me një lloj të veçantë dhe të rëndë  kanceri, i cili nga kërkimet dhe studimet e bëra rezultoi t’a kishte burimin pikërisht në pudrën dhe produktet e kësaj kompanie.

Nancy Cabib kaloi dy vite shumë të këqija si pasojë e kësaj kompanie, pasi asaj i’u desh të kryente një mal me operime, kimioterapi si dhe një mori ilaçesh të rënda.

Por ajo nuk është e vetmja që e ka hedhur në gjyq kompaninë e famshme, rreth 14.000 njerëz në të tërë botën, ka paditur ‘Johnson & Johnson’,për të njëjtën arsye, shfaqjen e kancerit të mushkërive, apo atë ovarian.

Deri më tani kompanisë paditë e bëra i kanë kushtuar një shumë prej 50 bilionë dollarë, dhe prestigji dhe siguria e kësaj kompania tek konsumatorët ka rënë ndjeshëm.

Madje në Amerikë po bëjnë fushata informuese, me qëllim ndalimin e përdorimit të produkteve të kësaj kompanie.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete johnson & johnson kancerogjene padi ndaj kompanise johnson & johnson kancerogjene padi ndaj kompanise

Sondazh

Poll