Aktualitet

U skualifikua nga gara për kryeprokuror, Lulzim Alushaj padit KLP-në në Gjykatë

2 Tetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
U skualifikua nga gara për kryeprokuror, Lulzim Alushaj padit KLP-në

TIRANË- Lulzim Alushaj ka dorëzuar padinë në gjykatën e apelit administrativ, pasi KLP vendosi shkarkimin e tij nga gara.

Alushaj u skualifikua, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Avokati Alushaj ka kundërshtuar vendimin e KLP për shkarkimin nga gara dhe ka dorëzuar padinë në Gjykatë.

Kjo do të thotë që procesi bllokohet derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.

Tashmë në garë për kryeprokuror janë edhe 3 kandidate të tjerë: Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuror lulzim alushaj lulzim alushaj padit klp gara për kryeprokuror lulzim alushaj lulzim alushaj padit klp

Sondazh

Poll