Aktualitet

Dhunohet shtatorja e ish-mbretit Zog tek Stacioni i Trenit në Tiranë: Poshtë tradhtari, spiun i serbëve!

2 Tetor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Dhunohet shtatorja e ish-mbretit Zog tek Stacioni i Trenit në Tiranë:

TIRANË- Një akt vandal ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku është dhunuar shtatorja e ish-mbretit Zog, e cila qëndron e vendosur tek ish-stacioni i Trenit në kryeqytet. Në pjesën e bazamentit tw kësaj shtatoreje është shkruar: Poshtë tradhtari. Spiun i Serbisë!

Shtatorja e Ahmet Zogut ka një lartësi prej 3 metrash dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Shtatorja prej bronzi u përurua në vitin 2012 nga qeveria e Sali Berishës. 

Ahmet Zogu ka qenë përfaqësues i Shqipërisë nga periudha 1925 deri më 1939, kur edhe u largua nga Shqipëria pas invadimit të Italisë fashite. Mbreti Zog vdiq si i arratisur më 1961 në Paris. Eshtrat e tij u sollën në vitin 2012 dhe u varrosën në Mauzeliumin Mbretëror në Tiranë. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet shtatorja e zogut dhunohet shtatorja e zogut

Sondazh

Poll