Bota

Tronditet SHBA-ja/ Sulm me armë zjarri drejt një restoranti, burri vret nënën, gjyshen dhe punonjësen e lokalit

Për arsye hetimore identiteti i autorit nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

4 Maj 2023, 22:16 Nga a.l
Tronditet SHBA-ja/ Sulm me armë zjarri drejt një restoranti, burri
Sulm me armë në SHBA

SHBA- Një sulm me armë zjarri është raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se një burrë nga Gjeorgjia ka qëlluar një punonjëse të restorantit dhe dy të afërmit e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Moultire. 

Sulmuesi vrau nënën dhe gjyshen e tij një grua në një restorant McDonald’s më pas ai qëlloi veten në qendër të qytetit. 

“Ne po punojmë për të mësuar më shumë informacion dhe për të gjetur disa dëshmitarë shtesë,” tha agjenti i posaçëm i GBI, Jamy Steinberg.

Për arsye hetimore identiteti i autorit nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll