Bota

TRONDITËSE në Holandë/ Infermieri tregon se ka vrarë 320 pacientë të infektuar me COVID-19, ARSYEJA e çuditshme: S'doja t'i shihja duke vuajtur

Infermieri 30-vjeçar Theodore B., dyshohet se ka zbuluar detajet e aktit të rëndë para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.

4 Maj 2023, 21:45 Nga a.l
TRONDITËSE në Holandë/ Infermieri tregon se ka vrarë 320
Foto ilustruese

HOLANDË- Një ngjarje tronditëse është bërë së fundmi publike në Holandë. Mediat e huaja raportojnë se një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19, me pretendimin se nuk mund t'i shihte ata teksa vuanin. 

Infermieri 30-vjeçar Theodore B., dyshohet se ka zbuluar detajet e aktit të rëndë para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.

Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin ëilhelmina në Assen. Siç njofton prokuroria, vrasësi në bisedat që ka pasur me personelin infermieror të klinikës psikiatrike ku ishte shtruar ka zbuluar për vdekjen e afro 20 pacientëve.

30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten u la në paraburgim edhe për një muaj tjetër. Hetimi për vdekjet e raportuara është ende në vazhdim.

arrestohet infermieri ne holande

Sondazh

Poll