Bota

Dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist në Belgjikë, policia vë në pranga 7 persona

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar, zyra e prokurorit federal. 

4 Maj 2023, 21:32 Nga a.l
Dyshohet se kishin planifikuar një sulm terrorist në Belgjikë,
Foto ilustruese

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë vënë në pranga 7 persona, shumica prej të cilëve me origjinë çeçene pasi dyshohet se kanë planifikuar një sulm terrorist në Belgjikë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar, zyra e prokurorit federal. 

Siç raportojnë mediat e huaja, të dyshuarit nuk kishin zgjedhur ende një objektiv të saktë, por policia vendosi t'i merrte për t'i marrë në pyetje për të kuptuar planin e tyre. 

“Të gjithë ata dyshohen për përgatitjen e një sulmi terrorist në Belgjikë. Magjistrati hetues do të vendosë në një fazë të mëvonshme nëse do t'i sjellë ata para tij dhe ndoshta do të lëshojë një urdhër arresti”, thuhet në deklaratë.  

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

sulm terrorist

Sondazh

Poll