Bota

'Ktheu zoti president'/ Kryeministri hungarez shpreh mbështetjen për TRUMP: Bëje Amerikën sërish të madhe dhe na sill paqe

Orban gjithashtu theksoi se Uashingtoni dhe Brukseli ishin ende në kontrollin e liberalizmit, të cilin ai e përshkroi si një virus që do të atomizojë dhe shpërbëjë kombet.

4 Maj 2023, 21:50 Nga a.l
'Ktheu zoti president'/ Kryeministri hungarez shpreh mbështetjen
Donald Trump dhe Viktor Orban

HUNGARI- Udhëheqësi hungarez Viktor Orban ka bërë thirrje për kthimin e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në detyrë.Deklarata erdhi gjatë takimit të dytë vjetor të Koalicionit të Veprimit Politik Konservator të SHBA-së (CPAC) në kryeqytetin hungarez, që synonte çimentimin e lidhjeve të krahut të djathtë radikal përtej Atlantikut.

Ai tha se konservatorët kanë pushtuar strehë të mëdha evropiane, të cilat ai i renditi si Budapest, Varshavë, Romë dhe Jerusalemin. Ai shtoi se Vjena po ashtu nuk është e pashpresë, shkruajnë mediat e huaja

Jam i sigurt se nëse presidenti Trump do të ishte president, nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe Evropë. Kthehu, zoti President. Bëje Amerikën sërish të madhe dhe na sill paqe”, tha Orban.

Orban gjithashtu theksoi se Uashingtoni dhe Brukseli ishin ende në kontrollin e liberalizmit, të cilin ai e përshkroi si një virus që do të atomizojë dhe shpërbëjë kombet. Orban ka shprehur edhe më parë mbështetjen nda Trump. 

donald trump viktor orban

Sondazh

Poll