Bota

Diplomati italian anulon vizitën në Paris, shkak deklaratat fyese të ministrit të brendshëm francez kundër kryeministres Giorgia Meloni

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka anuluar një udhëtim në Paris si reagim ndaj komenteve “fyese” të ministrit të brendshëm francez kundër kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

4 Maj 2023, 22:01 Nga a.l
Diplomati italian anulon vizitën në Paris, shkak deklaratat fyese
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka anuluar një udhëtim në Paris si reagim ndaj komenteve “fyese” të ministrit të brendshëm francez kundër kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Në një intervistë me mediat italiane, Gerard Darmani tha se Meloni nuk ishte në gjendje të zgjidhte problemet e migracionit për të cilat u zgjodh dhe e akuzoi atë se “gënjente” votuesit se do t’i jepte fund fluksit të njerëzve që kalonin Mesdheun në kërkim të strehimit në Evropë. 

Tajani po përgatitej të fluturonte për në Paris për një takim me homologen e tij franceze, Catherine Colonna, që pjesërisht kishte për qëllim rivendosjen e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, shkruajnë mediat e huaja. 

“Unë nuk do të shkoj në Paris për takimin e pritur me Colonna. Fyerjet e ministrit Darmanin ndaj qeverisë dhe Italisë janë të papranueshme. Kjo nuk është fryma në të cilën duhet të trajtohen sfidat e përbashkëta evropiane”, ka shkruar ai në Tëitter.

Italia dhe Franca kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje për emigracionin, por marrëdhëniet u përkeqësuan pasi qeveria e djathtë e Melonit erdhi në pushtet në tetor. 

antonio tajani giorgia meloni

Sondazh

Poll