Bota

Tentohet të grabitet një bankë në Prizren, autori kërcënon me armë punonjësin e sigurisë

asi ka hyrë në ambientet e bankës, grabitësi ka kërcënuar me armë punonjësin e sigurisë dhe më pas është konfrontuar fizikisht me të.

4 Maj 2023, 10:59 Nga f.i
Tentohet të grabitet një bankë në Prizren, autori
foto ilustruese

KOSOVË- Një person i paidentifikuar ka tentuar të grabisë me armë një filial banke në qytetin e Prizrenit. Pasi ka hyrë në ambientet e bankës, grabitësi ka kërcënuar me armë punonjësin e sigurisë dhe më pas është konfrontuar fizikisht me të.

Mësohet se nga përplasja fizike ka marrë lëndime punonjësi i sigurimit.

Pas kësaj autori i dyshuar është larguar nga filiali i bankës pa mundur të realizojë objektivin. Policia e Kosovës ka identifikuar autorin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

grabitet banka në kosovë prizren

Sondazh

Poll