Bota

Krimi makabër në Serbi/ DETAJE nga të plagosurit: Dy prej nxënësve në gjendje kritike, katër në gjendje stabile

Nxënësi i plagosur më rëndë, me plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe shtyllë kurrizore, pas dy operacioneve të nënshtruara është zgjuar, por mjekët po tregohen të kujdesshëm dhe e kanë kualifikuar sikur situata të jetë kritike. Po ashtu në gjendje kritike vazhdon të jetë vajza e cila gjatë dulmit morri një plumb në kokë. 

4 Maj 2023, 10:22 Nga f.i
Krimi makabër në Serbi/ DETAJE nga të plagosurit: Dy prej
pamje nga vendngjaraj

SERBI- Pas masakrës në shkollën në qendër të Beogradit, ku 9 persona humbën jetën janë zbuluar detaje mbi gjëndjen shëndetësore të 6 të plagosurve. Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, Milika Ashanin, tha se gjendja shëndetësore e dy prej nxënësve dhe mësueses është shumë më e mirë, po dy të tjerët të cilët ndodheshin në terapi intensive dhe nxënësi i cili iu nënshtrua dy operacioneve janë në gjendje kritike, shkruan Rts.rs.

Ashanin tregoi se tre pacientët e ndodhur në klinikën e saj përfshirë dy djem me plagë nga armë zjarri në këmbë janë mirë dhe në gjendje të qëndrueshme, duke marrë terapi me antibiotikë dhe se mund të lirohen në shtëpi ditët në vijim.

Nxënësi i plagosur më rëndë, me plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe shtyllë kurrizore, pas dy operacioneve të nënshtruara është zgjuar, por mjekët po tregohen të kujdesshëm dhe e kanë kualifikuar sikur situata të jetë kritike. Po ashtu në gjendje kritike vazhdon të jetë vajza e cila gjatë dulmit morri një plumb në kokë. 

"Vajza e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent dje [të mërkurën] për shkak të lëndimeve në kokë është në rrezik për jetën, mbetet në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj e përgjithshme është shumë e rëndë dhe është në rrezik për jetën”, -tha Drejtori i Klinikës Universitare të Fëmijëve në Tirshovë, Sinisha Duçiç dhe shtoi se për momentin nuk është planifikuar ndonjë operacion tjetër.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

14-vjeçari, Kosta Keçmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

vrasja ne ukraine

Sondazh

Poll