Bota

FOTOT/ SERBIA 'qan' për fëmijët e vrarë, lule dhe qirinj para shkollës

Banorët shihen të përlotur, duke ndezur qirinj dhe vendosin lule e lodra në kangjëllat e shkollë. 

4 Maj 2023, 09:34 Nga f.i
FOTOT/ SERBIA 'qan' për fëmijët e vrarë, lule dhe
Pamje nga homazhet

SERBI-Qytetarët janë mbedhur mëngjesin e sotëm një ditë pas tragjedisë në ambjentet e shkolës, për të nderuar 8 fëmijët e vrarë dhe rojen i cili humbi jetën në vrasjen masive. Qindra njerëz vazhdojnë të vijnë në Cvetni Treg, ku mbrëmë u nderuan viktimat. Banorët shihen të përlotur, duke ndezur qirinj dhe vendosin lule e lodra në kangjellat e shkollës. 

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

14-vjeçari, Kosta Keçmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

Sondazh

Poll