Bota

Tentuan të vrasin Putin/ Forcat ruse kundërpërgjigjen: Dronë me mesazhe "Për Kremlinin" (FOTO)

Sipas Komandës Jugore, 15 drone Shahed-131/136 u lëshuan në Odesa, 12 prej të cilëve u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe grupet e lëvizshme të zjarrit.

4 Maj 2023, 09:16 Nga f.i
Tentuan të vrasin Putin/ Forcat ruse kundërpërgjigjen: Dronë
dronë rus

UKRAINË- Ndryshe nga sulmet e tjera këtë herë forcat ruse kanë sulmuar rajonin Odesa me drone me mesazhe. CNN raporton se sipas ushtrisë Ukarinase në dronet e lëshuara gjatë natës shkruhej "për Moskën" dhe "për Kremlinin". Sipas ushtrisë ky veprim është një kundërpërgjigje, pas tentativës të dyshuar për vrasje kundër presidentit rus Vladimir Putin. Sipas Komandës Jugore, 15 drone Shahed-131/136 u lëshuan në Odesa, 12 prej të cilëve u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe grupet e lëvizshme të zjarrit. Tre dronë të tjerët goditën konviktet e një institucioni arsimor.

Ndërkohë Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në atë që Rusia thotë se ishte një sulm me dronë dhe një atentat kundër Putinit të mërkurën herët në mëngjes. Pamjet e shpërndara treguan një sulm mbi një pjesë të Kremlinit, rezidencën zyrtare të presidentit rus dhe simbolin më të fuqishëm të pushtetit në Moskë. Putin nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i mohoi akuzat, duke thënë gjatë një konference për shtyp: "Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën". Zyrtarët amerikanë thanë se janë ende duke e vlerësuar incidentin dhe nuk kishin informacion se kush mund të ishte përgjegjës.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll