Bota

Falsifikim i kartave të vaksinimit COVID-19/ Policia braziliane kontrollon shtëpinë e ish-presidentit Bolsonaro, arrestohen tre persona

Ish-presidenti Bolsonaro konfirmoi kontrollin në rezidencën e tij dhe sekuestrimin nga policia të telefonit të tij. Ndërkohë bashkëshortja e tij Michelle Bolsonaro, e cila përdori llogarinë e saj në Twitter për konfirmimin e lajmit njoftoi se arsyen e kontrollit e morrën vesh nga mediat dhe tregoi se në familjen e tyre vetëm ajo është e vaksinuar.

4 Maj 2023, 09:03 Nga f.i
Falsifikim i kartave të vaksinimit COVID-19/ Policia braziliane kontrollon
rezidenca e Jair Bolsonaro

BRAZIL- Policia Federale e Brazilit arrestoi një nga ndihmësit më të afërt të ish-Presidentit Jair Bolsonaro dhe dy të tjerë, në lidhje me hetimin e një bande që dyshohet se falsifikonte të dhënat në kartat e vaksinimit Covid-19. CNN raporton se deri tani janë dorëzuar 16 urdhra kontrolli dhe sekuestrimi dhe gjashtë urdhër-arreste.

Ish-presidenti Bolsonaro konfirmoi kontrollin në rezidencën e tij dhe sekuestrimin nga policia të telefonit të tij. Ndërkohë bashkëshortja e tij Michelle Bolsonaro, e cila përdori llogarinë e saj në Twitter për konfirmimin e lajmit njoftoi se arsyen e kontrollit e morrën vesh nga mediat dhe tregoi se në familjen e tyre vetëm ajo është e vaksinuar.

Sot Policia Federale ka bërë kontroll dhe sekuestrim në shtëpinë tonë, nuk e dimë arsyen dhe as avokati ynë nuk ka pasur akses në dosje. Vetëm celulari i burrit tim u sekuestrua. Nga shtypi mësuam se arsyeja do të ishte ‘falsifikimi i kartës së vaksinimit’ të bashkëshortit tim dhe vajzës sonë Laura. Në shtëpinë time jam vaksinuar vetëm unë”,- shkruan Michelle.

Para gjashtë muajsh policia federale e ka marrë Bolsonaron në pyetje dy herë, në lidhje me dy hetime të veçanta, së pari, mbi disa bizhuteri diamanti që ai pranoi nga Arabia Saudite dhe së dyti, në lidhje me rolin e mundshëm të tij në nxitjen e mbështetësve për sulmet ndaj institucioneve qeveritare në kryeqytetin Brazilian, në 8 janar të këtij viti.

Bolsonaro është gjithashtu objekt i disa hetimeve nga gjykata elektorale e Brazilit për veprimet e tij gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, veçanërisht për pretendimet e tij të pabazuara se mund të ndërhyhej tek sistemi elektronik i votimit të vendit. Nga këto hetime ai rrezikon të humbasë të drejtat e tij politike dhe të drejtën e kandidimit për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme. Ish-presidenti ka mohuar çdo shkelje ligjore.

jair bolsonaro covid19

Sondazh

Poll