Bota

TRAGJEDI në Ruandë/ Moti i keq bën kërdinë, shira të dendur dhe rrëshqitje masive dheu, humbin jetën 115 persona

Shiu gjithashtu shkaktoi përmbytje në Ruandën perëndimore. Agjencia Meteorologjike e Ruandës parashikoi të martën reshje përtej mesatares dhe ngjarje ekstreme të lidhura me motin në disa pjesë të vendit gjatë 10 ditëve të para të majit.

3 Maj 2023, 18:22 Nga a.l
TRAGJEDI në Ruandë/ Moti i keq bën kërdinë, shira
Moti i keq në Ruandë

AFRIKË- Më shumë se 115 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Ruandë dhe Ugandë.  Shiu gjithashtu shkatërroi shtëpi dhe të mbjella.

Autoritetet kanë bërë thirrje për të strehuar personat të cilëve moti i keq u shkatërroi banesat. Mediat e huaja raportojnë se zonat më të prekura janë Ngororero, Rubavu, Nyabihu, Rutsiro dhe Karongi në Ruandën perëndimore.

Shiu gjithashtu shkaktoi përmbytje në Ruandën perëndimore. Agjencia Meteorologjike e Ruandës parashikoi të martën reshje përtej mesatares dhe ngjarje ekstreme të lidhura me motin në disa pjesë të vendit gjatë 10 ditëve të para të majit.

Më shumë se 60 njerëz u vranë dhe 158 u plagosën nga katastrofat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në Ruandë nga janari deri më 20 prill të këtij viti. 

Ndërkohë, në Ugandë, 8 persona humbën jetën, përfshirë 5 anëtarë të një familjeje, nga një rrëshqitje dheu në rrethin perëndimor Kisoro.  Komisioneri banor i rrethit Kisoro, Safiq Ssekandi, tha se shiu i dendur shkatërroi gjithashtu mbi 100 shtëpi. 

moti i keq ne afrike

Sondazh

Poll