Bota

FOTO-LAJM/ 14-vjeçari vrau me gjakftohësi 8 'shokët' e tij dhe rojen e sigurisë, qytetarët e përlotur ndezin qirinj para shkollës fillore, paralajmërojnë PROTESTA

Qytetarët e përlotur shihen teksa përqafohen me njëri-tjetrin në shenjë ngushëllimi për ngjarjen tragjike, vendosin lule dhe ndezin qirinj për fëmijët e vrarë dhe rojen e shkollës.

3 Maj 2023, 17:39 Nga a.l
FOTO-LAJM/ 14-vjeçari vrau me gjakftohësi 8 'shokët'
Qytetarët ndezin qirinj për viktimat e pafajshme në shkollën fillore në Serbi

SERBI- Qytetarët serbë kanë vendosur lule kanë ndezur qirinj para shkollës ku ndodhi masakra mëngjesin e sotëm, ku një 14-vjeçar i identifikuar me iniciale K.K., vrau me gjakftohtësi 8 nxënës në një klasë dhe rojen e shkollës. Qytetarët e përlotur shihen teksa përqafohen me njëri-tjetrin në shenjë ngushëllimi për ngjarjen tragjike, vendosin lule dhe ndezin qirinj për fëmijët e vrarë dhe rojen e shkollës, shkruajnë mediat e serbe. Ndërsa paralajmërojnë së këto ditë do të organizojnë tubime. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll