Politike

Largohet shefi i Kabinetit të Presidencës, Eduard Seitaj, flet për Dosja.al: Kam projekte personale, Begaj më mirëkuptoi

Në një prononcim që ai ka dhënë për Dosja.al, ai ka bërë me dije se është dorëhequr vetë nga posti për shkak të disa projekte të tij.

3 Maj 2023, 17:15 Nga k.m.
Largohet shefi i Kabinetit të Presidencës, Eduard Seitaj, flet
Eduart Seitaj në momentin kur mori detyrën

TIRANË- 'Shkurtime' në stafin e Presidencës. Sot, burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga detyra është larguar Sekretari i  Përgjithshëm i Kabintetit të Presidencës, Eduard Seitaj. Në një prononcim që ai ka dhënë për Dosja.al, ai ka bërë me dije se është dorëhequr vetë nga posti për shkak të disa projekte të tij. Por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. 

"Nuk jam shkarkuar nga detyra por kam dhënë dorëheqjen edhe me mirëkuptim të Presidentit. Kjo për arsye se kam filluar punën aty për të dhënë kontributin tim për një periudhë të shkurtër, e cila përfundoi. U largova sepse më duhet të kthehem në projektet e mia personale,"-tha ai në prononcimin e dhënë për Dosja.al.

Kush është Seitaj?

Eduard Seitaj ka punuar më parë në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, por më 25 korrik u transferua në Presidencë, duke marrë vendin e Edmond Panaritit. Lëvizja e tij u bë fill pasi Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

eduart seitaj

Sondazh

Poll